TEB përkrah agro-bizneset, nënshkruan marrëveshje me “Haxhijaha”

Featured

Banka TEB, ndër më të fuqishmet në vend, po vazhdon me përkrahjen e agro-bizneseve në Kosovë. Përfaqësues të bankës TEB sot vizituan ambientet e Shoqatës së Verarisë Enologjia në Rahovec, ku u pritën nga kryetari i shoqatës, Fejzulla Berisha dhe pronari i kompanisë “Haxhijaha”, Ruzhdi Haxhijaha.

Palët nënshkruan një marrëveshje me rëndësi, e cila edhe për një vit jep përkrahje për agro-bizneset, me çka u tha se do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Drejtori gjeneral i bankës TEB , Ajhan Alibejollu tha se pas një viti që po kthehet në Rahovec, suksesi nuk ka munguar, ngase janë dyfishuar poseduesit e agro kartelës.

I pari i TEB-it tha se me nënshkrimin e kontratës me kompaninë “Haxhijaha”, ka filluar një fushatë për financimin e pajisjeve bujqësore me kushte shumë të favorshme.

Nga ana tjetër, pronari i kompanisë “Haxhijaha”, Ruzhdi Haxhijaha tha se kjo marrëveshje do të krijojë kushte më të mira për fermerët.

Share