NPT Haxhijaha nga Rahoveci është themeluar në vitin 1989 dhe aktualisht punëson rreth 70 punëtor në fushat e ndryshme profesionale. Aktivitetet kryesore të saj janë import – exporti i mallrave të mekanizmave bujqësore të të gjitha profileve, pranë të cilave fushën e vet vepruese e ka zgjeruar edhe me importin e gomave të ndryshme nga vendet e botës.